Nicolo Barella është bërë mesfushori më i kërkuar në Serie A.
Inter, Roma, Milan, Napoli dhe Juventus janë skuadrat e mëdha që po i kërkojnë shërbimet e Barellas.
Përderisa lojtari ka insistuar për transferimin te Interi, oferta e Romës ka qenë më e mirë për Cagliarin.
Giallorosët kanë ofruar 35 milionë euro kesh si dhe shërbimet e sulmuesit Gregorio Defrel që llogaritet 15 milionë.
Kjo ofertë është pranuar nga Cagliari që po i bënë presion Barellas të zgjedh Romën.
Mediat italiane kanë raportuar se edhe lojtari ka ndërruar mendje dhe se është gati të transferohet në kryeqytetin italian.
Kësisoj Roma do ta bëjë një mesfushë vendore me Barellan, Cristanten dhe Pellegrinin. /Telegrafi/