Telegrafi

Roma ofertë zyrtare për yllin e Ajaxit

Më në fund duket se Roma ka gjetur zëvendësimin e Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian do t’i mungoi Romës deri në muajin shkurt për shkak të obligimeve me Egjiptin në Kupën e Afrikës.

Kësisoj ‘Giallorosët’, janë afër transferimit të sulmuesit holandez, Anwar El Ghazi.

E përditshmja holandeze ‘De Telegraf’, ka shkruar se në adresën e Ajaxit ka mbërritur edhe oferta zyrtare nga Roma.

Kryeqytetasit kanë ofruar tetë milionë euro për transferimin e El Ghazit, ndërsa dy të tjera do t’i takojnë Ajaxit si bonus në rast se Roma arrin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet nëse kampionët e shumëfishtë të Holandës do ta pranojnë këtë ofertë të Romës apo do të kërkojnë ndonjë skuadër tjetër që ofron më shumë para. /Telegrafi/