Telegrafi

Roma me ofertë zyrtare për Barellan, ofron Defrelin dhe para për talentin italian

Nicolo Barella (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Nicolo Barella është objektivi i madh i Romës për repartin e mesfushës.

Skuadra nga kryeqyteti italian është duke e kërkuar me çdo kusht lojtarin dhe ka hasur në konkurrencë të fortë.

Interi dhe Paris Saint Germain janë dy ekipet që gjithashtu kanë shprehur dëshirën për të nënshkruar me lojtarin.

La Gazzetta dello Sport ka shkruar se Roma ka tentuar me një tjetër ofertë për ta bindur Cagliarin.

Nicolo Barella. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Giallorosët kanë ofruar sulmuesin francez Gregoire Defrel si dhe 20 milionë euro të tjera, plus huazimin e Luca Pellegrinit për një vit për t’i fituar shërbimet e Barellas.

Mediat italiane kanë raportuar se kjo ofertë e Romës e ka kënaqur Cagliarin, por vendimi tani mbetet i lojtarit.

22-vjeçari aktualisht është me Kombëtaren e Italisë në Kampionatin Evropian U-21, dhe pas përfundimit të saj do të vendos për skuadrën e re. /Telegrafi/