Site icon Telegrafi

Roma nuk do të bëjë një ofertë të dytë për Mahrezin

Roma më nuk do të bëjë një ofertë të dytë për Riyad Mahrezin e Leicester Cityt.

Romakët kishin ofruar 32 milionë funte për mesfushorin algjerian, por ajo u refuzua prej klubit anglez.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka mohuar ndonjë përpjekje të re dhe se “topi është në fushën e dhelprave”.

“Ne e kemi bërë një ofertë që është më e larta në histori të klubit. Nuk do të bëjmë oferta tjera”, ka thënë Monchi.

Mahrez po kërkohet edhe nga shumë klube tjera duke përfshirë edhe Arsenalin. /Telegrafi/

Exit mobile version