Roma ka insistuar se drejtori i tyre sportiv Walter Sabatini ka shkuar në zyret e Chelseat për të folur për Mohamed Salahun dhe jo për Radja Nainggolanin.
Të gjitha mediat sportive raportuan se klubet janë në bisedime intensive për Nainggolan, me drejtorin e Romës që është parë duke hyrë në selinë e klubit londinez.
Nainggolan u spekulua për një kalim prej 43 milionë eurosh në Stamford Bridge.
Sipas burimeve brenda klubit romak të publikuara në mediat italiane, Sabatini nuk ka shkuar për Nainggolanin.
Ai atje po qëndron për të sqaruar kontratën e Salahut dhe për ta finalizuar si lojtar të Romës gjatë verës. /Telegrafi/