Telegrafi

Roma nuk e ka kontaktuar Mustafin

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Shkodran Mustafit ka thënë se as Roma e as ndonjë klub tjetër italian nuk e ka kontaktuar për klientin e tij.

Në ditët e fundit, në mediat sociale janë publikuar disa thashetheme për interesimin e Giallorossëve për qendërmbrojtësin shqiptar, mirëpo burimi i spekulimeve duket të ketë qenë në Angli dhe jo në Itali.

“Është diçka e re që po dëgjoj”, ka thënë për Romanews, babai i Mustafit, i cili është njëherësh edhe agjenti i tij.

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë. Nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Romën apo ndonjë klub tjetër italian”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shkodran Mustafi

Në ndërkohë, mediat franceze po raportojnë se Monaco ka shprehur interesim për nënshkrimin e Mustafit, të cilin Arsenali e bleu për 41 milionë euro nga Valencia në vitin 2016. /Telegrafi/