Roma si duket e ka seriozisht për ta mbajtur në radhët e veta mesfushorin belg, Radja Nainggolan.
Skuadra nga kryeqyteti italian po i bënë ballë të gjitha ofertave që po vijnë në tryezën e tyre.
Të fundit ofertë që kanë refuzuar për mesfushorin belg Radja Nainggolan është nga Chelsea.
Lideri i Ligës Premier ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e belgut por që ka hasur në një refuzim nga Roma.
Për shërbimet e mesfushorit fantastik, interesim të madh ka shfaqur edhe Manchester United e PSG.
Verdh e kuqtë kanë njoftuar se do t’i ofrojnë kontratë të re Nainggolanit deri në vitin 2021 ku do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës.
Me kontratën e re me Romën, Nainggolan pritet të fitojë mbi pesë milionë euro në stinor. /Telegrafi/