Site icon Telegrafi

Roma nuk dorëzohet për Mahrez, gati oferta e re në janar

Skuadra italiane Roma është duke kaluar nëpër një periudhë mjaftë të mirë këtë edicion.

Verdh e kuqtë kanë kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve si lider ndërsa janë në garë edhe për titullin e kampionit në Serie A.

Kësisoj synimi i tyre është të përforcohen edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi algjerian, Riyad Mahrez vazhdon të mbetet objektivi numër një për fazën e sulmit.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur një takim me krerët e Leicester për të biseduar rreth transferimit të afrikanit në Romë.

Gjithnjë sipas medieve italiane, Roma ka gati 35 milionë euro për transferimin e Mahrezit.

Mahrez edhe gjatë verës ishte pranë Romës, madje edhe lojtari tregoi dëshirën e tij për t’iu bashkuar ‘Giallorosëve’ por në fund Leicester bllokoi kalimin e tij.

26-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version