Site icon Telegrafi

Roma ngrit ofertën për Mahrezin

Roma tashmë kanë ngritur ofertën e tyre për sulmuesin anësor të Leicester Cityt, Riyad Mahrez në 30 milionë euro.

Interesi i Giallorossëve në reprezentuesin e Algjerisë është duke fituar një moment të shpejtë dhe një marrëveshje mund të bëhet në javën e ardhshme.

Lexo po ashtu Roma bën ofertën e parë për Mahrezin

Ndërsa Sky Sport Italia vuri në dukje një ofertë fillestare prej 23 milionëve të refuzuar, tani France Football këmbëngul se një ofertë e re prej 30 milionësh është në tavolinë.

Ka gjithashtu sugjerime se ylli i Dhelprave, Mahrez do të preferonte Romën para opsioneve të tjera si Arsenali dhe Manchester City.

Besohet se Leicester City janë të gatshëm të shesin lojtarin e vitit në Ligën Premier për sezonin 2015-16 për 35 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version