Telegrafi

Roma në bisedime me West Hamin për Scamaccan

Roma duket se ka vendosur të investoj në afatin kalimtar veror.

Lëndimi i Tammy Abraham i ka prishur planet e gjigantit italian, me sulmuesin anglez që do të qëndrojë rreth gjashtë deri në tetë muaj jashtë fushave.

Shumë emra janë në listën e Giallorosëve për repartin ofensivë, por duket se i preferuari mbetet italiani Gianluca Scamacca që ka kaluar një vit aspak të mirë te West Ham.

Lexo po ashtu Scamacca vendos të rikthehet në Itali, top skuadrat e Serie A pas tij

24-vjeçari ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka realizuar tetë gola. Reprezentuesi italian ka dalë nga akademia e Romës dhe kryeqytetasit italianë janë të gatshëm ta rikthejnë atë.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Romës janë në bisedime me ata të West Ham për transferimin e italianit në Olimpico.

Lexo po ashtu Interi harton planet për transferimin e sulmuesit Scamacca

Londinezët duan 30 milionë euro për ta lënë të lirë Scamaccan, derisa Roma do të tentojë huazimin e tij për një vit me obligim blerje nëse futen në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se në garë për transferimin e Scamaccas janë edhe dy gjigantët tjerë italianë, Juventus dhe Milan. /Telegrafi/