Telegrafi

Roma në bisedime me Real Madridin për sulmuesin Borja Mayoral

Borja Mayoral. (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Roma ka dështuar për ta transferuar sulmuesin polak Aradiusz Milik nga Napoli.

Në anën tjetër edhe sulmuesi boshnjak Edin Dzeko do të vazhdoj qëndrimin në kryeqytet, pasi dështoi transferimi i tij te Juventusi.

Giallorosët tani po kërkojnë një lojtar që do ta zëvendësojë Dzekon nga banka rezervë.

Sulmuesi spanjoll Borja Mayoral është drejt transferimit në kryeqytetin italian, pasi Roma ka shprehur interesim për të.

Mediat italiane kanë raportuar se Giallorosët tanimë kanë nisur kontaktet me Real Madridin për sulmuesin spanjoll.

Borja Mayoral. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

23-vjeçari edicionin e kaluar ishte i huazuar te Levante ku shënoi tetë gola dhe bëri dy asistime në 34 ndeshje.

Mayoral nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Zidane, derisa kontrata e tij me Realin skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas medieve spanjolle dhe atyre italiane transferimi i tij te Roma mund të bëhet për një shumë prej tetë milionë eurove. /Telegrafi/