Telegrafi

Roma mund ta bëjë Higuainin kapiten nëse e pranon transferimin

Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images/Guliver)

Roma është duke u përpjekur ta bindë Gonzalo Higuainin që të transferohet në Stadio Olimpico, saqë ia ka ofruar shiritin e kapitenit – bën të ditur Corriere dello Sport.

Giallorossët nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për ta angazhuar argjentinasin, mirëpo sulmuesi i Juventusit nuk i pranon ofertat nga klubet italiane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gonzalo Higuain

Në bazë të njoftimeve të fundit, klubi kryeqytetas ka shkuar më larg saqë ia ka ofruar Pipitas shiritin e kapitenit nëse pranon të transferohet.

Në dekadat e fundit, shiriti i kapitenit te Roma është bartur nga lojtarët vendas – nga Giuseppe Giannini te Francesco Totti, Daniele De Rossi dhe tash Alessandro Florenzi.

Totti tashmë ka thënë se ekziston një tentativë për “pastrimin” e romakëve nga klubi, ashtu që nëse do të bëhej Higuain kapiten, do të konfirmoheshin fjalët e tij. /Telegrafi/