Pas arritjes së marrëveshjes për Ainsley Maitland-Niles, Roma është duke u lidhur me një tjetër emër për fazën e mbrojtjes.
Sipas Corriere dello Sport, Giallorossët janë duke e monitoruar mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Paraqitjet e tij me Torinos kanë tërhequr interesimin e disa klubeve deri më tani duke e përfshirë edhe Romën.
Trajneri Jose Mourinho e konsideron 26-vjeçarin si një alternativë e shkathët për Rick Karsdorp.
Pritet të shihet nëse Torino do ta lejojë largimin e Vojvodës në mes të sezonit, por një gjë është e sigurt – Roma planifikon ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/