Site icon Telegrafi

Roma merr një fitore spektakolare në udhëtim ndaj Monzës

Roma ka fituar me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Monzës në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.

Pjesa e parë u përcoll me një intensitet të lartë nga të dyja ekipet, të cilat patën rastet e tyre për të shënuar.

Roma kaloi në avantazh me anë të Bryan Cristantes (18’) por goli më pas u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Kjo nuk i ndaloi mysafirët, të cilët arritën të shënojnë dy gola të shpejtë për të mbyllur pjesën e parë me avantazh të dyfishtë.

Lorenzo Pellegrini (38’) u shërbye mjaft mirë nga Romelu Lukaku për të shënuar për rezultatin 1-0.

Vetëm disa minuta më vonë Romelu Lukaku (42’) shënoi për 2-0 pasi shfrytëzoi një pasim të bukur të Paulo Dybalas.

Dominimi i Romës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku arritën që të shënojnë edhe dy gola të tjerë për të mbyllur përfundimisht çështjen e fituesit.

Paulo Dybala (63’) me një ekzkekutim perfekt të gjuajtes së lirë shënoi për 3-0, ndërsa Leandro Paredes (82’) nga penalltia realizoi për 4-0.

https://twitter.com/NoodleHairCR7/status/1763996102821376351

Vendasit shënuan ‘golin e nderit’ në minutën e 86-të me anë të Andrea Carbonit që shënoi për 4-1.

Me këtë fitore Roma shkon në kuotën e 47 pikëve ndërsa renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, duke vazhduar ‘gjahun’ për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version