Telegrafi

Roma mendon transferimin e Nasrit

Skuadra italiane do të provojë transferimin e Samir Nasrit të Manchester Cityt, por vetëm nëse ata kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Giallorossët u renditën në vendin e tretë në Serie A sezonin e kaluar, që do të thotë se ata do të duhet të përballet me ndeshjet ‘Play-Off’ para se të mund të hynë në turneun elitar të klubeve për vitit të ardhshëm.

Sipas Leggo, objektivat e tyre të transferimit mund të ndryshojnë ndjeshëm në varësi të faktit nëse ata e bëjnë ose nuk bëjnë kalimin në fazën e grupeve.

Lexo po ashtu Strootman është mirënjohës për Romën

Në mënyrë të veçantë, Roma kanë vendosur sytë mbi Nasri, por për momentin kjo mbetet një ide më shumë se një projekt i prekshëm.

Asnjë ofertë nuk është bërë ende, por mund të vijë vetëm nëpërmjet kushtit të rreptë që italianët i sheh atë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet