Edin Dzeko nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe mund të largohet nga Roma.
Chelsea dhe Milan janë vënë pas sulmuesit boshnjak i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Kësisoj Roma është duke shikuar mundësinë e zëvendësimit të boshnjakut.
Emri i ri në listën e ‘Giallorosëve’ është ai i sulmuesit të Fiorentinës, Khouuma Babacar.
24-vjeçari ka shënuar pesë gola këtë edicion me fanellën vjollcë derisa ka bërë edhe dy asistime.
Sipas medieve italiane palët kanë filluar kontaktet dhe mund të arrihet një marrëveshje.
Roma ka ofruar 15 milionë euro për transferimin e reprezentuesit senegalez në ‘Olimpico’.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetën edhe disa skuadra angleze si Everton, Crystal Palace, West Bromwich Albion dhe West Ham. /Telegrafi/