Roma është duke kërkuar një qendërmbrojtës pas largimit të Kostas Manolas.
Në fakt zëvendësuesi perfekt i grekut është Gianluca Mancini që ka ardhur nga Atalanta, por Giallorosët duan edhe një qendërmbrojtës.
Fazio nuk është në formë, ndërsa Jesus nuk shihet si një titullar fiks te Roma.
Mbrojtësi belg Toby Alderweireld është objektivi kryesor i Romës, por çmimi i tij është i shtrenjtë 40 milionë euro.
Daniele Rugani është alternativa e belgut, ndërsa Romës i duhet ta mposhtë konkurrencën e Arsenalit për italianin.
Nëse nuk arrihet njëri prej dy lojtarëve të lartpërmendur, Roma atëherë do të tentoj transferimin e Nacho Fernandez nga Real Madridi.
Spanjolli edhe më parë është lidhur me Romën, ndërsa mund të largohet nga Reali për 25 milionë euro. /Telegrafi/