Roma duket se nuk i ka kaluar problemet në repartin defensivë.
Giallorosët në ditën e fundit të afatit kalimtar transferuan mbrojtësin anglez Chris Smalling, por që nuk ka bërë ndryshime për të mirë.
Kësisoj Giallorosët po mendojnë të futën përsëri në tregun e transferimeve në janar për një mbrojtës.
Emri i ri në listën e Romës është kapiteni i Fiorentinës, German Pezzella.
Argjentinasi ka dy vite që shkëlqen me paraqitjet e tij në Serie A dhe pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Gianluca Petrachi.
Kryeqytetasit janë gati të ofrojnë 20 milionë euro për t’i marrë shërbimet e argjentinasit. /Telegrafi/