Telegrafi

Roma mendon për Jesen

Roma është e interesuar për sulmuesin e Real Madridit, Jese Rodriguez.

Giallorossët e mbyllën kampionatin në vendin e tretë në Serie A dhe duan ta përforcojnë sulmin.

La Repubblica shkruan se drejtori i Romës ka kontaktuar Real Madridin për të pyetur rreth Jeses.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Gazeta beson që çmimi që i kanë vënë mbretërit lojtarit është 25 milionë euro.

Roma po kërkon një lojtari krahu dhe Jese shihet si opsion pasi në 28 ndeshje ka shënuar pesë gola.

Ai nuk po gjen hapësira në kohën e fundit te skuadra mbretërore. /Telegrafi/