Roma janë duke planifikuar të ardhmen me një takim të ri për talentin e Atalantas, Franck Kessie, gjithashtu i kërkuar nga Chelsea, Paris Saint-Germain, Napoli dhe Juventus.
Mesfushori ndërkombëtar i Bregut të Fildishtë është ende vetëm 20 vjeç, por është konsideruar tashmë “Yaya Toure i ri”.
Në janar kishte një ‘luftë’ të ofertave për Kessie, i cili ka shënuar shtatë gola dhe tri asistime në 24 ndeshje zyrtare të Atalantas këtë sezon.
Por, klubi nga Bergamo refuzoi të lirojë Kessie, pasi vendosi të pranoj shitjen e Roberto Gagliardinit tek Interi.
Sipas Sky Sport Italia, teksa klubet e tjera e kanë zbutur presionin, Roma kanë ruajtur një raport të vazhdueshëm me klubin tjetër italian, ku pritet një tjetër takim i planifikuar me drejtorët e klubit dhe agjentit të tij, pas pushimit të Pashkëve.
Çmimi i kërkuar mbetet 30 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën për lojtarin i cili pati debutimin e tij në këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/