Telegrafi

Roma kthen interesimin kah Kolasinac

Sead Kolasinac (Foto: Rui Vieira/Pool via Getty Images/Guliver)

Roma e ka shënjestruar mbrojtësin e krahut të Arsenalit, Sead Kolasinac – raporton Sky Sport Deutschland.

Giallorossët ditë më parë i kanë siguruar shërbimet e Pedro Rodriguezit, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Klubi nga kryeqyteti italian planifikon të bëjë përforcime të tjera gjatë verës, ndërsa Paulo Fonseca dëshiron mbrojtës të rinj krahu.

(Foto: Rui Vieira/Pool via Getty Images/Guliver)

Sipas Sky Sport Deutschland, Roma e ka kthyer interesimin kah 27-vjeçari, për të cilin ishte interesuar edhe në dimrin e kaluar.

Kolasinac iu bashkua Arsenalit në vitin 2017 nga Schalke 04, ndërsa vlera aktuale e boshnjakut është rreth 16 milionë euro. /Telegrafi/