Telegrafi

Roma kontakton me Spallettin

Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Konsulenti i Romës, Franco Baldini, thuhet se e ka bërë një listë të trajnerëve që mund ta zënë vendin e Paulo Fonsecas, ndërsa aty ndodhet edhe Luciano Spalletti.

Il Corriere dello Sport raporton se zyrtari i Giallorossëve e ka vizituar ish-trajnerin e skuadrës në vilën e tij që ndodhet ndërmjet Certaldo dhe Montespertoli.

Edhe pse presidenti James Pallotta e ka siguruar Fonsecan për postin e tij, gazetat italiane vazhdojnë të spekulojnë se pozita e trajnerit është në rrezik.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Spalletti ka qenë trajneri i fundit që i ka sjellë trofe Romës, mirëpo bisedimet me ish-trajnerin e Interit mund të jenë të komplikuara.

Ai vazhdon të ketë kontratë me Nerazzurrët nga e cila përfiton 5.2 milionë euro në vit dhe nuk e ka në plan që ta ndërpresë.

Një emër tjetër në listën e Baldinit është ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino. /Telegrafi/