Roma po e konsideron Joao Mirandan e Interit si një përforcim të janarit, por rrogat e tij po e mban peng marrëveshjen.
Mbrojtësi brazilian ka humbur vendin e tij të titullarit nën drejtimin e Luciano Spalletti, pas mbërritjes së Stefan de Vrij.
Ai ka pranuar se dëshiron të luajë më shumë dhe nuk është i kënaqur me këtë situatë.
Kjo situatë ka ngritur mundësinë e largimit të lojtarit këtë muaj, por klubi i Interit është i prirur për ta mbajtur lojtarin deri në fund të sezonit.
Sipas Il Messaggero, drejtori sportiv i Giallorossëve, Monchi është një tifoz i madh i Mirandas dhe e do atë në Olimpico.
Monchi e sheh brazilianin si një zëvendësim të mundshëm për Ivan Marcano, i cili nuk ka bindur që nga transferimi nga Porto.
Megjithatë, 34-vjeçari fiton një pagë prej tre milionë euro në sezon dhe klubi kryeqytetas nuk dëshiron ta paguajë atë në një lojtar veteran.
Por, Miranda mund të duhet ta ulë pagën edhe pse, opsioni i tij i dytë është rikthimi në Brazil, me gjasë te Flamengo, që nuk do të paguante as këto para. /Telegrafi/