Roma është në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri, por deri më tani ende nuk e ka gjetur atë.
Skuadrës italiane iu prishën të gjitha planet me Tammy Abraham, kur anglezi që ishte gati për tu shitur ishte lënduar dhe mbeti në kryeqytetin italian.
Kësisoj Giallorosët po hasin në vështirësi për të nënshkruar me një sulmues të ri, pasi nuk kanë shumë para për ta bërë një gjë të tillë.
Pasi nuk ia dolën të nënshkruanin me emrat si Alvaro Morata dhe Gianluca Scamacca, Roma tani ka kthyer sytë te sulmuesit me kosto të ulët.
Kryeqytetasit italian po shikojnë mundësinë të transferojnë një sulmues nga Atalatana, me klubin bergamask që ka në listën e largimeve dy kolumbianët Luis Muriel dhe Duvan Zapata.
Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Romës janë në bisedime me Atalantën dhe njëri nga dyshja Zapata – Muriel do të zbarkojë në kryeqytetin italian.
Në listën e Romës janë edhe emrat e tjerë si Marcos Leonardo dhe Milik, por emrat e Zapata dhe Muriel tani kanë përparësi. /Telegrafi/