Site icon Telegrafi

Roma kërkon rinovimin e kontratës, por Zaniolo mbetet objektivi kryesor i Juventusit

Nuk ka qetësi tek Roma edhe pse sa është mbyllur afati kalimtar i janarit. 

Nicolo Zaniolo është bërë çështje në kryeqytetin italian dhe kanë plasur polemikat edhe pas deklaratës së drejtorit sportiv Thiago Pinto.

“Nuk mund të garantojë as unë dhe askush tjetër që Zaniolo do të jetë edhe vitin tjetër te Roma”, ishin fjalët e Pintos.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Romës të revoltohen në rrjetet sociale ndaj portugezit.

Megjithatë për Romën është një prioritet nënshkrimi i kontratës së re me Zaniolon, që edhe në rast se shitet të jetë çmimi shumë më i lartë.

Pinto ka lënë një takim gjatë këtij muaji me agjentët e lojtarit ku synon që t’i ofrojë një pagë prej katër milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër mediat italiane kanë raportuar se Juventusi po monitoron situatën e italianit dhe po bëhet gati për transferimin e tij.

Zonja e Vjetër e ka prioritet kryesor nënshkrimin me talentin italian dhe synon që të bëjë një ofertë prej 40 milionë eurove për të. /Telegrafi/

Exit mobile version