Telegrafi

Roma kërkon mbrojtësin e Interit

Jeison Murillo është i pëlqyeri i Romës për qendrën e mbrojtjes.

Skuadra romake po shikon në shtëpinë e rivalit të saj, Interit, për të përforcuar organikën e skuadrës së tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma i ka kërkuar informacione Interit për mbrojtësin kolumbian, Jeison Murillo, i cili shihet si alternativë e të lënduarit, Antonio Rudiger.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Megjithatë, ky transferim vështirë se mund të ndodh, pasi skuadra zikaltër e vlerëson shumë shtrenjtë mbrojtësin 24-vjeçar.

Drejtuesit e Interit i kanë bërë të qartë skuadrës kryeqytetase se nuk pranojnë asnjë ofertë më të vogël se 35 milionë euro. /Telegrafi/