Liverpooli thuhet se i është afruar Romës për Mohamed Salah, por Giallorossët refuzojnë të shesin egjiptianin për më pak se 50 milionë euro.
Sipas calciomercato.com, Jurgen Klopp ka vendosur shikimin e tij në reprezentuesin egjiptian dhe ka kërkuar disponibilitetin e tij.
Drejtori sportiv i ri i Romës, Monchi, u përgjigj se çmimi për Salah është 50 milionë euro dhe nuk mund të negociohej.
Salah mbush 25 vjet muajin e ardhshëm dhe u nënshkrua nga Chelsea për një total prej 20 milionë euro.
Në këtë sezon, Salah ka shënuar 17 gola dhe ka siguruar 15 asistime në 39 ndeshje konkurruese për klubin italian. /Telegrafi/