Atalanta do të jetë nikoqir i Romës për përballjen në kuadër të javës së 24-të në Serie A.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Stadio Atleti Azzurri d’Italia”.
Giallorossët i pret një takim tejet i vështirë, shkaku që Atalanta është tejet në formë, e që do të jetë një ndeshje direket për një vend në Ligën e Kampionëve.
🙌 FORZA RAGAZZI 🙌#AtalantaRoma pic.twitter.com/9eS706cCP2
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 15, 2020
Vendasit për këtë ballafaqim nuk mund të llogarisin vetëm në lojtarin Bosko Sutalo që është i lënduar.
Në anën tjetër, romakët do të kenë shumë mungesa si, Bryan Cristante që është i suspenduar, gjersa Nicolo Zaniolo, Davide Zappacosta dhe Antonio Mirante, janë po ashtu të lënduar.
Formacioni startues i Atalantas: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez; Ilicic, Duvan Zapata.
👊 La nostra formazione titolare!
👇 Here’s your Starting XI for #AtalantaRoma!#SerieATIM #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/puY6LRbjrs— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 15, 2020
Formacioni startues i Romës: Lopez, Perez, Fazio, Smalling, Spinazzola, Mancini, Pellegrini, Perotti, Mkhitaryan, Kluivert, Dzeko. /Telegrafi/
📋 Ecco la nostra formazione per #AtalantaRoma ⚡️
👊 DAJE ROMA! 👊#ASRoma pic.twitter.com/JkzdULLnBu
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 15, 2020