Paulo Fonseca duket se do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni.
Trajneri portugez nuk po arrin rezultatet e duhura dhe ka mbetur larg top katërshit në Serie A.
Roma e Fonsecas gjithashtu është eliminuar edhe nga Kupa e Italisë, derisa të vetmin objektiv e kanë Ligën e Evropës.
Mediat italiane kanë raportuar se Fonseca do të largohet në fund të sezonit, derisa Roma ka disa emra në tavolinë ku njëri nga ta pritet ta zëvendësojë atë.
I pari në listë dhe favoriti kryesor është trajneri aktual i Atalantës, Gian Piero Gasperini, i cili ishte kërkuar nga Roma edhe dy vite më parë.
Ndërkohë menjëherë pas tij në listë ndodhet Maurizio Sarri i cili aktualisht është i papunë.
Trajneri aktual i Hellas Veronës, kroati Ivan Juric gjithashtu është në mesin e favoritëve për ta marrë drejtimin e klubit kryeqytetas.
Ndërkohë në listë ndodhet edhe Christophe Galtier i Lilles, Sergio Conceicao i Portos dhe Ruben Amorim që aktualisht drejton Sportingun e Lisbonës.
Fonsenca mund të mbetet te Roma vetëm në rast triumfit në Ligën e Evropës, gjë që po duket shumë e vështirë. /Telegrafi/