Sipas raporteve të fundit Liverpooli është duke e ndjekur mesfushorin e Romës, Leandro Paredes, i cili luan huazim te Empoli, por romakët dëshirojnë të fusin në pazar Christian Benteken.
Argjentinasi Paredes ka impresionuar me paraqitet e tij këtë sezon dhe kjo ka rënë në sy të trajnerit Jurgen Klopp.
Corriere della Sera shkruan se Liverpool, e ka si objektiv tashmë 21 vjeçarin dhe mund të ipet edhe Benteke për të arritur tek ai.
Sulmuesi belg nuk e ka gjetur vetën mirë në Anfield prej ardhjes nga Aston Villa dhe marrëdhëniet me Klopp nuk janë të mira.
Gazeta shkruan se Roma ishte e interesuar edhe vitin e shkuar për Benteken, para se të nënshkruante me Edin Dzeko. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UPQ9JxphYoQ