Telegrafi

Roma ia tregon Juventusit çmimin e Strootmanit

Roma i ka bërë të qartë Juventusit se nuk e lëshon mesfushorin e tyre, Kevin Strootman për më pak se klauzola e tij prej 45 milionë eurove.

Kampionët e Serie A thuhet se kanë ofruar zyrtarisht 30 milionë euro për mesfushorin holandez, por kjo është refuzuar nga rivalët e tyre.

Lexo po ashtu Juventusi me ofertë zyrtare për Strootmanin

Megjithatë, bardhezinjtë nuk kanë gjasa t’i japin fund ndjekjes së tyre për Strootman pasi po mendojnë një ofertë të re për shërbimet e tij.

Kjo pasi sipas raporteve të mediave italiane, Zonja e Vjetër e sheh mesfushorin e Romës si objektivin kryesor të mesfushës këtë afat kalimtar.

Sipas Tuttosport, interesimi i madh nga kampioni italian ka bërë që Roma të mos stepet dhe të kërkoj çmimin prej 45 milionë eurove, aq sa është edhe klauzola e largimit të futbollistit. /Telegrafi/