Roma i ka bërë të qartë Juventusit se nuk e lëshon mesfushorin e tyre, Kevin Strootman për më pak se klauzola e tij prej 45 milionë eurove.
Kampionët e Serie A thuhet se kanë ofruar zyrtarisht 30 milionë euro për mesfushorin holandez, por kjo është refuzuar nga rivalët e tyre.
Megjithatë, bardhezinjtë nuk kanë gjasa t’i japin fund ndjekjes së tyre për Strootman pasi po mendojnë një ofertë të re për shërbimet e tij.
Kjo pasi sipas raporteve të mediave italiane, Zonja e Vjetër e sheh mesfushorin e Romës si objektivin kryesor të mesfushës këtë afat kalimtar.
Sipas Tuttosport, interesimi i madh nga kampioni italian ka bërë që Roma të mos stepet dhe të kërkoj çmimin prej 45 milionë eurove, aq sa është edhe klauzola e largimit të futbollistit. /Telegrafi/