Rasmus Kristensen është një lojtar i ri i Romës, edhe pse duhet pritur ende për zyrtarizimin.
Gjiganti italian ka arritur marrëveshje personale me lojtarin i cili ka pranuar që nga sezoni i ri të luaj nën urdhrat e Jose Mourinhos te Roma.
Sky Sport ka njoftuar se drejtori i Romës, Tiago Pinto e ka mbyllur marrëveshjen me danezin i cili pati paraqitje shumë të mira në vitin e tij të parë në Ligën Premier.
25-vjeçari zhvilloi 26 ndeshje me fanellën e Leeds United ku realizoi tre gola dhe dhuroi një asistim.
Roma e kishte kërkuar mbrojtësin e djathtë edhe vitin e kaluar, por Leeds ofroi 13 milionë euro dhe arriti transferimin e tij nga RB Salzburg.
Gjithsesi tani Roma dhe Leeds po negociojnë për marrëveshjen, nëse do të jetë huazim me të drejtë blerje prej 13 milionë euro, apo huazim me blerje të detyrueshme në fund të sezonit.
Me transferimin e reprezentuesit danez në Olimpico, njëri nga Rick Karsdorp ose Zeki Celik do të largohen nga Roma. /Telegrafi/