Edin Dzeko dhe Cengiz Under duket se do të vazhdojnë edhe për shumë vite të jenë pjesë e Romës.
Skuadra italiane pas një starti jo të mirë iu është kthyer fitoreve në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.
Giallorosët janë futur në bisedime me dy yjet e skuadrës, Edin Dzekon dhe Cengiz Underin për vazhdimin e kontratave.
Sulmuesit boshnjak i skadon kontrata me Romën në verën e vitit 2020.
Por drejtori sportiv i Romës, Monchi i ka ofruar atij kontratë të re deri në vitin 2022.
Dzeko me kontratën e re do të ketë rrogë prej 4,5 milionë euro të njëjtë sa aktualen por me bonuse më të mëdha.
Në anën tjetër Giallorosët janë duke synuar ta bllokojnë edhe talentin turk Cengiz Under.
21-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Romës, por kryeqytetasit dëshirojnë ta blindojnë atë.
Bayern Munich, Arsenal dhe Chelsea janë interesuar për lojtarin dhe kjo ka bërë që Roma pritet ta blindojë atë.
Verdh e kuqtë pritet t’ia vazhdojnë Underit kontratën deri në vitin 2023 ku pritet edhe rritje e ndjeshme e pagës. /Telegrafi/