Site icon Telegrafi

Roma gati ta sakrifikojë Pellegrinin për të arritur te Frattesi

E ardhmja e Davide Frattesit vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Interi apo do të largohet.

Mesfushori italian ka kërkuar largimin nga kampioni në fuqi i Italisë, por problem mbetet çmimi i tij i lartë.

Interi e vlerëson 45 milionë euro yllin e tyre, derisa Roma vazhdon të mbetet skuadra favorite për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Roma mbyll marrëveshjen për transferimin e parë, tani po punohet për Frattesin

Roma ishte gati të paguante 30 milionë euro dhe huazimin e Cristantes për 18 muaj te Interi, por kjo ofertë është refuzuar nga Neroazzurët.

Giallorosët po mendojnë ta përfshijnë kapitenin Lorenzo Pellegrini në marrëveshje për të arritur te Frattesi.

Pellegrini pëlqehet shumë nga Inzaghi dhe kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Frattesit.

Interesim për Frattesin ka shfaqur edhe Napoli. /Telegrafi/

Exit mobile version