Site icon Telegrafi

Roma gati ta lejoj shitjen e Dzekos, Belotti shihet si zëvendësues i boshnjakut

Edin Dzeko duket gjithnjë e më afër transferimit te Interi.

Sulmuesi boshnjak ka pranuar transferimin në Giuzeppe Meazza, derisa tani dy klubet po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje.

E te Roma nuk janë duke humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Andrea Belotti po shihet si zëvendësuesi adekuat i boshnjakut dhe Roma ka nisur kontaktet me të.

Vet lojtari ka refuzuar kontratën e re me Torinon dhe pëlqen kalimin në kryeqytetin italian.

Por problemi qëndron tek Torino që po kërkon 30 milionë euro për sulmuesin, shumë që Roma nuk është në gjendje ta paguaj.

Në rast se nuk arrihet Belotti, atëherë Roma do të tentojë huazimin për dy vite të Mauro Icardit nga PSG. /Telegrafi/

 

Exit mobile version