Site icon Telegrafi

Roma futet në garë për Piatekun

Milani thuhet se është i gatshëm që ta shesë Krzysztof Piatek në afatin kalimtar të janarit.

Rossonerët e transferuan Zlatan Ibarahimovicin si lojtar të lirë, ndërsa tani e duan largimin e sulmuesi polak.

Roma dëshiron ta transferojë Piatekun si një mbështetës për Edin Dzekon që do të jetë sulmuesi kryesor.

Milani e transferoi polakun nga rivali i tyre Genoa për 38 milionë euro, ndërsa kërkon 45 milionë nga shitja e tij.

Lexo po ashtu Atletico Madridi e konsideron transferimin e Piatekut

24-vjeçari që nga atëherë ka arritur t’i zhvillojë 38 paraqitje duke shënuar 15 gola në të gjitha garat.

Romakët nuk janë skuadra e vetme në garë për Piatekun, pasi për shërbimet e tij është i interesuar edhe Atletico Madridi. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version