Problemet në mbrojtje kanë bërë që Roma të mendojë ta përforcojë këtë repart gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri më i ri në listën e ‘Giallorosëve’, është ai i mbrojtësit italian Matteo Darmian.
26-vjeçari nuk po gjen hapësira tek skuadra e Manchester United dhe kërkon rikthimin në Itali.
Sipas medieve italiane, Roma tani ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi anësorë pritet të jetë zëvendësues i Alessandro Florenzit i cili ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të mbetet jashtë fushave për gjashtë muaj.
Roma kërkon huazimin e Darmianit me të drejtë blerje në verë për një shumë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/