Telegrafi

Roma fiton garën me Interin dhe Napolin për Verdin

BOLOGNA, ITALY - NOVEMBER 25: Simone Verdi of Bologna FC celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Bologna FC and UC Sampdoria at Stadio Renato Dall'Ara on November 25, 2017 in Bologna, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Skuadra nga kryeqyteti italian Roma ka arritur të sigurojë Simone Verdin.

Sipas asaj qe ka shkruar Tuttomercatoweb, Roma ka arritur marrëveshje me Bolognen për sulmuesin italian.

Verdi është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Itali falë paraqitjeve fantastike me Bolognën këtë edicion.

25-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në Serie A.

Giallorosët kanë pranuar të paguajnë çmimin e kërkuar nga Bologna prej 25 milionë eurove për lojtarin.

Simone Verdi duke festuar një gol me fanellën e Bolognës. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Përveç kësaj shume Roma do të duhej t’i paguajë edhe pesë milionë euro të tjera Bolognas në rast se arrin objektivat e cekura në kontratë.

Në garë për lojtarin ishin edhe dy skuadrat tjera të mëdha italiane si Inter dhe Napoli.

Verdi aktualisht ka kontratë me klubin e Bolognas deri në qershor të vitit 2021.

Kujtojmë që reprezentuesi italian Verdi është futbollist i dalë nga akademia e Milanit. /Telegrafi/