Elseid Hysaj vazhdon të jetë një objektiv i Romës për repartin e mbrojtjes.
Mbrojtësi shqiptar prej kohësh kërkohet nga Roma, por problem gjithmonë ka qenë çmimi i lartë që kërkonte Napoli.
Giallorosët janë gati ta shesin Alessandro Florenzin përfundimisht te Valencia, ndërsa çalojnë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Edhe pse ka filluar të luaj nën urdhrat e Gattusos, Hysaj ka paralajmëruar largimin në verë nga Napoli.
Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachi ka pasur kontakte me agjentin e lojtarit Mario Giuffredi dhe Hysaj pëlqen kalimin në kryeqytetin italian.
Roma është gati të paguaj deri në 12 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar.
Gjithsesi në garë për të mbeten edhe skuadra tjera si Sevilla e Schalke 04. /Telegrafi/