Leon Bailey mund të jetë sulmuesi i ri i Romës.
Skuadra italiane ka filluar tanimë bisedimet me ekipin gjerman Bayer Leverkusen.
Sulmuesi xhamajkan prej dy vitesh ndiqet nga Roma dhe vera e vitit 2019 duket se është ideale për transferimin e tij në kryeqytetin italian.
Mediat italiane dhe ato gjermane kanë raportuar se dy ekipet tanimë janë takuar dhe kanë biseduar me lojtarin.
Leverkusen ka kërkuar nga Roma që të bëjë ofertë prej 20 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit çek Patrik Schick.
Mirëpo Roma dëshiron që ta marrë në huazim një vjeçare Baileyn me obligim blerje.
Gjithsesi Bild raporton se Giallorosët në fund mund të dorëzohen dhe të pranojnë ta përfshijnë sulmuesin Schick në këtë marrëveshje. /Telegrafi/