Site icon Telegrafi

Roma fillon bisedimet me Ajaxin, Ziyech objektivi kryesor i ‘Giallorlsëve’

Roma është rikthyer tek një objektiv i vjetër në tregun e transferimeve.

Mesfushori ofensivë i gjigantit holandez Ajax Amsterdam, marokeni Hakim Ziyech është objektivi kryesor i Romës.

24-vjeçari luan edhe në krahun e majt të sulmit dhe Roma e sheh si zëvendësuesin adekuat të Perottit.

Kryeqytetasit kanë folluar qysh tani kontaktet me klubin holandez Ajax për të gjetur një marrëveshje për marokenin.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi e admiron shumë lojën e futbollistit dhe po e kërkon transferimin e tij te Roma.

Sipas mediave holandeze, Roma është e gatshme të ofrojë deri në 30 milionë euro për Ziyech.

Marokeni ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Ajaxit ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në Eredivisie.

Kontrata aktuale e lojtarit me Ajaxin është deri në qershor të vitit 2021.

Ai më parë në futbollin holandez ka luajtur edhe për Heerenveen dhe Twenten nga ku iu bashkua Ajaxit për 11 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version