Telegrafi

Roma favorite për të nënshkruar me Ruganin

Daniele Rugani . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i mbrojtësit belg Toby Alderweireld.

Kërkesat e mëdha të Spurs kanë bërë që Giallorosët të shikojnë tjetër mundësi për qendrën e mbrojtjes.

Corriere dello Sport tani shkruan se Roma është fokusuar tek mbrojtësi italian i Juventisit, Daniele Rugani.

25-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Sarri dhe duhet të largohet nga Juventusi për faktin se para tij janë De Ligt, Bonucci, Chiellini dhe Demiral.

Daniele Rugani. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Qendërmbrojtësi italian po kërkohet edhe nga Arsenali, por ai nuk dëshiron largimin nga vendlindja e tij.

Kësisoj Roma mbetet favorite për të nënshkruar me të, pasi edhe vet lojtari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentit të bisedoj me Giallorosët.

Tani i mbetët Romës të arrijë marrëveshje me Juventusin për transferimin e lojtarit, ku besohet se Rugani ka një çmim prej 30 milionë euro. /Telegrafi/