Roma e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pas barazimit ndaj Ajaxit (1-1).
Giallorossët e fituan ndeshjen e parë në Amsterdam (2-1) dhe pas takimit në Stadio Olimpico, kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa në gjysmën e dytë rezultatin e zhbllokuan mysafirët përmes Brian Brobbey (49’).
Në vazhdim, Edin Dzeko u gjend më së miri në zonë pas një topi të devijuar për ta barazuar rezultatin (72’).
Në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, kundërshtar i Romës do të jetë Manchester Unitedi që eliminoi Ajaxin. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1382794099519070209