Roma është një nga skuadrat italiane më aktive në tregun e transferimeve.
Gjiganti italian ka bërë afrime shumë të mira, duke marrë Mile Silvar, Nemanja Matic, Zeki Celik e Paulo Dybala.
Por ekipi i udhëhequr nga Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi ka siguruar edhe dy yje të tjera.
Giallorosët kanë gjetur marrëveshje përfundimtare me PSG-në për huazimin e holandezit Georginio Wijnaldum për një edicion si dhe kanë mundësinë e blerjes në fund të sezonit.
PSG është pajtuar që t’ia paguajë gjysmën e pagës holandezit, ndërsa gjysma tjetër të paguhet nga Roma me lojtarin që tanimë veç ka dhënë dritën e gjelbër për t’u bashkuar Jose Mourinhos.
Emri tjetër që ka siguruar gjiganti italian është ai i sulmuesit Andrea Belotti, për momentin futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Torinon.
Eldor Shomurodov është shumë pranë të largohet në drejtim të Bolognës dhe i ka lënë rrugë Belottit të nënshkruajë me Romën.
Sipas asaj që ka njoftuar Sky Italia, Wijnaldum dhe Belotti pritet të zyrtarizohen te Roma gjatë kësaj jave. /Telegrafi/