Telegrafi

Roma e pakënaqur me ofertën e Tottenhamit për Zaniolon

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Roma nuk është e kënaqur me ofertën që Tottenham Hotspur e ka bërë për anësorin Nicolo Zaniolo – bën të ditur 90min.

Oferta e Spursave për huazim njëvjeçar me obligim blerjeje për 25 milionë euro në fund të sezonit dhe 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh, është refuzuar nga Giallorossët.

Klubi italian i qëndron vlerësimit të vet prej 50 milionë eurosh për futbollistin italian dhe nuk pranon shumë më të ulët.

Trajneri Antonio Conte dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, janë shumë të interesuar ta transferojnë Zaniolon në Londrën veriore këtë verë dhe bisedimet po vazhdojnë qe një kohë.

(Foto: Getty Images)

Megjithatë, Roma nuk është e kënaqur më ofertën e fundit të Tottenhamit për 23-vjeçarin (huazim me obligim blerjeje për 25 milionë euro plus 10 milionë tjera në formë bonusesh).

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Klubi nga kryeqyteti italian dëshiron së paku 50 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit të tyre. /Telegrafi/