Elseid Hysaj dukej se do t’i bashkohej Romës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mirëpo klubi i madh italian duket se ka hequr dorë nga transferimi i reprezentuesit shqiptar.
Napoli nuk dëshiron të ulë çmimin e tij dhe kërkon 20 milionë euro për lojtarin, shumë që Roma nuk është në gjendje ta paguajë.
Kësisoj Giallorosët kanë ndërruar objektiv dhe tani synojnë afrimin e mbrojtësit holandez Kenny Tete.
24-vjeçari prej dy vitesh e gjysmë është pjesë e Lyonit dhe tani mund të transferohet në Serie A.
Kontrata e lojtarit me klubin francez skadon në verën e vitit 2021, ndërsa ai ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar Romës.
E për ta marrë reprezentuesin holandez në Olimpico, Roma është gati të paguajë 10 milionë euro. /Telegrafi/