Site icon Telegrafi

Roma e gjen zëvendësuesin e Pjanicit (Foto)

Skuadra italiane Roma ka humbur njërin nga lojtarët e sajë më të mirë, Miralem Pjanic.

Boshnjaku iu bashkua Juventusit gjatë këtij afati kalimtar të verës për një shumë rreth 32 milionë euro.

Por drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini është duke punuar për ta pruar në Romë zëvendësuesin e Pjanic.

I pari në këtë listë është mesfushori holandez Georginio Wijnaldum i cili ka rënë nga elita e futbollit anglez me Newcastle United, por që ka treguar formë të lartë.

Kështu Roma po mendon ta angazhoi atë edhe falë insistimit të Kevin Strootman i cili e ka shprehur dëshirën për të luajtur përsëri me Wijanldumin por tani në Romë.

Lexo po ashtu Bomba nga Spanja, FIFA dënon Realin dhe Atleticon?!

Vet lojtari ka shprehur dëshirën për të luajtur te Roma, ndërsa ‘Giallorosët’, po mendojnë të ofrojnë rreth 25 milionë euro për të.

25-vjeçari ka shkëlqyer në Ligën Premier duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar pesë asistime./Telegrafi/

Exit mobile version