Site icon Telegrafi

Roma e gatshme ta shesë Underin – Tottenhami dhe Evertoni në garë

Raportohet se Roma është e gatshme ta shesë Cengiz Underin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra italiane dëshiron që të krijojë më shumë financa për afatin e verës, andaj anësori turk është në listën e largimeve.

Corriere dello Sport raporton se Giallorossët kërkojnë 40 milionë euro për kartonin e Underin, e që tashmë ka disa skuadra të interesuar.

Tottenham Hotspuri dhe Evertoni janë duke e mbajtur një shikim të afërt me situatën që po kalon turku dhe duan t’i marrin shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Roma ia cakton çmimin Underit - turku pritet të largohet në janar

Bëhet e ditur se reprezentuesi i Turqisë e do kalimin në Ligën Premier, por varet cila nga skuadrat do të bëjnë ofertën më bindëse.

Spurs do të bëjnë çmos për transferimin e lojtarit, pasi që në këtë afat do të humbasin disa lojtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version