Telegrafi

Roma e fillon sezonin me fitore, edhe një herë Dzeko heroi i skuadrës

Dzeko ndaj Torinos (Foto: Getty Images)

Ndeshja e parë e së dielës në xhiron e parë të Serie A për sezonin 2018/19 ka prodhuar shumë raste, por vetëm një gol.

Roma fitoi me rezultat 0-1 si mysafir i Torinos, ku të dy skuadrat arritën të bëjnë lojë të bukur.

Ishin Javier Pastore dhe Aleksandar Kolarov që rrezikuan portën në fillim të ndeshjes, ndërsa në minutën e 40-të Tomas Rincon goditi shtyllën.

De Rossi gjatë një dueli me Tomas Rincon (Foto: Getty Images)

Në minutat shtesë Alessandro Florenzi provojë të shënojë gol, por Salvatore Sirigu nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Cengiz Under, Pastore, Edin Dzeko vazhduan me shanset e tyre, për goli erdhi në minutën e 90-të.

Kostas Manolas në tentim për të ndalur Andrea Belottin (Foto: Getty Images)

Dzekoi shënoi gol të bukur në zonë pas kromimit nga Justin Kluivert.

Në xhiron e ardhshme Roma luan kundër Atalantas, ndërsa Torino ndaj Interit. /Telegrafi/